Besnik Tahiri: Kosova ka konsensus për te ecur drejt BE’së, duhet te jemi produktiv në këtë rrugë

15:18 / E shtunë, 26 Maj 2018

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova ka konsensus për të ecur drejt Bashkimit Europian. Ai ka thënë se është e rëndësishme që Kosova të jetë produktive në Bruksel për përmbushjen e agjendës së reformave europiane.

Besnik Tahiri, Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, ka thënë se euro-entuzuazmi i shoqërisë kosovarë duhet të shërbejë si energji për ndjekjen e reformave, shkruan Express.

Ai ka thënë se Kosova duhet të jetë produktive në Bruksel, në rrugën për përmbushjen e agjendës së reformave europiane.

“Euro-entuziazmi i shoqërisë kosovare duhet të na shërbejë si energji për ndjekjen e reformave. Është tepër me rëndësi të jemi produktiv dhe në mënyrë strukturore dhe në detaje ta informojmë Brukselin dhe të tjerët lidhur me hapat teknik dhe politik që po i përmbush Kosova në raport me agjendën e reformave evropiane”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka treguar se gjatë vizitës së tij në Bruksel, në secilin takim si në Komision Evropian por edhe në takim në Zyrën e Kryeministrit Belg ka theksuar se në Kosovë ka koncensus të gjerë politik për procesin integrues, “njëherësh dialogu i hapur që kultivon Kosova me gjithë komunitetet në akomodim të plotë brenda institucioneve dhe shoqërisë. Kosova është dhe do të bëhet Evropë”, ka shkruar Tahiri.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400