BIK: Të ruhet fryma unifikuese e Ramazanit

13:30 / E enjte, 14 Qershor 2018
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i është drejtuar besimtarëve myslimanë në Kosovë me një mesazh urimi për festën e Fitër Bajramit.
Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës ka thënë se muaji i Ramazanit është muaj i bashkimit dhe se kjo frymë duhet të mbretërojë edhe pas Fitër Bajramit.

“Filozofia dhe mësimet e muajit të Ramazanit duhet të bëhen udhërrëfyese në drejtim të mënjanimit të problemeve tona shoqërore. Siç kemi qenë bashkë në Ramazan dhe siç jemi bashkë nesër në festën e Fitër Bajramit, duhet të jemi gjithmonë. Fryma unifikuese e Ramazanit duhet të na mbajë gjallë edhe pas tij. Interesimi për tjetrin duhet të jetë vlerë e jona edhe pas Ramazanit”, thuhet në mesazhin e myftiut Naim Tërnava.

Sot është dita e fundit e agjërimit për besimtarët myslimanë. Pas 30 ditëve të Ramazanit, nesër myslimanët në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400