Biografia e ministrit të ri të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj

08:12 / E enjte, 14 Shtator 2017

 

Ministri i ri i zgjedhur Flamur Sefaj ka lindur në vitin 1972.

Ai ka marrë titullin master në Shkencat e Komunikimit dhe komunikimin korporativ nga Università della Svizzera Italiana (USI), Lugano.

Ai aktivitetet e tij kryesisht i ka zhvilluar në Zvicër siç edhe mund të shihet nga përvoja e punës:

2005 -2017 -Udhëheqës për zhvillimin dhe organizimin e biznesit ndërkombëtar;

-Udhëheqës për zhvillimin dhe trajnimin e burimeve njerëzore;

-Udhëheqës për strategjinë korporative;

-Udhëheqës i stafit korporativ të Presidentit të Grupit (Mabetex Project Engineering), në Zvicër;

2008 – 2010 -Menaxher i projektit, “General Studio SA”, Zvicër;

1998 – 2004 -Ndërmjetësues ndër-kulturor për Ministrinë Publike dhe Zyrën Federale për Refugjatë në Zvicër;

2003 – 2004 -Bibliotekistë, Biblioteka e Universitetit të Luganos, Lugano;

2003 – 2003-Operacionet e marketingut: IBSA Institut Biochimique SA në Pambio Noranco.

Përveç gjuhës amtare flet edhe pesë gjuhë të huaja, gjuhën angleze, italiane, serbe, kroate, gjermane. Ai ka nënshtetësi të dyfishtë kosovare dhe zvicerane./arbresh.info/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400