Blerta Deliu në Sofje, takon deputetë të parlamenteve nga vende anëtare të BE-së (Foto)

23:43 / E hëne, 22 Janar 2018

Kryetarja e Komisionit për Intëgrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra ka qëndruar në Sofje gjatë një konference të Kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare dhe vendeve kandidate të Bashkimit Evropian – KOSAK.

Përmes një komenti në llogarinë e saj në Facebook, deputetja e PDK-së i ka cilësuar takimet me kolegët e parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, si të veçanta.

“Gjatë konferencës së Kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare dhe vendeve kandidate të Bashkimit Evropian – KOSAK, e cila u mbajt në Sofje, kisha kënaqësinë që në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrime Evropiane të takojë kolegë nga parlamentet e vendeve që janë anëtare të BE-së. Gjithsesi, takime te veqanta ishin ato me kolegët deputet, z. Genc Pollo udhëheqes i delegacionet të Shqipërisë dhe mikun tim Artan Grubi, udhëheqës i delegacionit të Maqedonisë, me të cilët u koordinuam rreth agjendave të përbashkëta”, ka shkruar ajo./Indeksonline/

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400