Blici i Serbisë: Pacolli po paguan për lirimin e Haradinajt

11:51 / E enjte, 12 Janar 2017

Në ballinën e të përditshmes serbe Blic, ka zënë vend kryetitulli se ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, po paguan për lirimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.

Kjo gazetë shkruan se Pacolli po paguan kryesisht grupe ndikuese, të cilat do të ushtrojnë presion mbi politikanët francezë, por edhe për të nisur një fushatë të medias në favor Haradinajt.

Policia franceze kishte arrestuar Ramush Haradinajn me katër janar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Gjykata franceze, mbanë të enjten seancën gjyqësore ku do të vendoset për lirimin ose ekstradimin në Serbi të Haradinajt.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400