Brahimaj: Dështimi i rezolutës për Haradinajn, dëshmoi nënshtrimin e Kosovës ndaj Serbisë

11:51 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nuk i ka bërë bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e një rezolute ku do të kërkohej lirimi i menjëhershëm i tij. Pikat e propozuara nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk janë mbështetur nga partnerët e koalicionit qeveritar.

Asnjëra nga dy rezolutat e paraqitura në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar. Kjo për faktin se gjatë votimit për rezolutën e AAK-së në votim nuk morën pjesë deputetët e koalicionit qeveritar.

Lidhur me këtë, ka reaguar deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj sipas së cilit, koalicioni qeverisës e ka përsëritur se politika kosovare nënshtrohet ndaj Serbisë.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se koalicioni duke mos e votuar rezolutën ku kërkohej ndërprerja e bisedimeve deri në lirimin e Ramush Haradinaj, tregoi se sa i interesojnë negociatat dhe marrëvehsjet e dëmshme.

Lexoni postimin e plotë të Brahimajt:

Ky koalicion e vërtetojë edhe njëherë herë atë që ne e kemi përsëritur në vazhdimësi, politikën e nënshtrimit ndajë Serbisë.

Koalicioni qeverisës, duke mos e votuar rezolutën ku kërkohej ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, derisa nuk ndodhë lirimi i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe pastrimi i listave të Interpolit prej fletëarresteve të lëshuara nga Serbia, përfundimisht treguan se me shumë ju interesojnë negociatat dhe marrëveshjet e dëmshme të dalura nga keto bisedime se sa mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës.

Qytetarët e Kosovës edhe pa ketë koalicion qeverisës do të dijë si të mbrojë çlirimtarët e saj.

“Haradinaj është Kosova” e jo peng i politikave ditore, prandaj bashkë me njerëzit e këtij vendi do të insistojmë e do të thërrasim zëshëm që z.Haradinaj të lirohet sa ma parë.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400