Brenda 15 minutash, Molliqaj merr 100 fyerje nga aktivistët e VV-së

17:27 / E enjte, 14 Dhjetor 2017

 

 

Protagonisti i përçarjes në Vetëvendosje, kundërshtuesi i Albin Kurtit, Dardan Molliqaj, ka folur për herë të parë që nga koha kur u bënë publike mosmarrëveshjet në këtë parti. E, sic duket, ai më në fund u dha hapësirë aktivistëve që t’ia shprehin mllefin. Brenda pak minutash ai mori qindra fyerje.

Dardan Molliqaj, i cili thuhet se është prijësi i grupit që po e kundërshton kandidimin e Albin Kurtit për kreytar të VV’së dhe kundërshtari më i madh i tij brenda partisë, pas një jave heshtjeje, ka shkruar një postim prej ku ka lajmëruar se sonte do të flasë për gjithçka që po ndodhë në partinë e tyre, që po e quajnë organizatë.

Ai në këtë postim, kur Albinin e quan shumë zyrtarisht ‘deputeti Albin Kurti’, ka marrë qindra fyerje. Për disa madje, Molliqaj nuk mund as ta përmend emrin e themeluesit të VV’së, pasi që ish-sekretarin organizativ, sipas shumë aktivistëve, është njëri i shitur.

“Unë kam refuzuar të flas për këto çështje përderisa deputeti Albin Kurti mbahet padrejtësisht në burg. Por, situata në të cilën jemi tash, ma ka imponuar që të deklarohem dhe të ju drejtohem përmes medieve”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë statusin e tij dhe komentet e aktivistëve:

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400