Britania e Madhe kërkon sërish ndryshimin e mandatit të UNMIK-ut

19:17 / E martë, 14 Nëntor 2017

Ambasadori britanik në OKB, Matthew Rycroft ka mbështetur nismën e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Kosovës për të ndryshuar formatin e misionit të OKB-së në Kosovë.

“Është koha që UNMIK të punojë më pak, e jo më shumë”, tha diplomati britanik, duke shtuar se Britania ishte e zhgënjyer, pasi një iniciativë e tillë nuk gjen mirëkuptimin e palëve tjera.

Ndërsa zëvendës ambasadori kinez pranë OKB-së, Vu Haitao u bëri thirrje palëve të përfshira “në procesin e zgjidhjes së krizës në Kosovë” që të përmbahen nga retorika e ndezur, duke theksuar se Rezoluta 1244 është një kuadër i shkëlqyeshëm për dialog.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400