Bytyqi thotë se ratifikimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë është lajm i mirë

17:00 / E martë, 17 Prill 2018

 

 

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se ratifikimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë gjatë ditës së sotme është lajm i mirë.

“Dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë deputetët, për vullnetin e tyre për ta futur në rend dite këtë pikë të jashtëzakonshme, si pikë e parë dhe po ashtu gjetjen e zgjidhjes sot për ta votuar përkundër shumë angazhimeve që ka Kuvendi i Kosovës.

Jemi në hap shumë të mirë dhe jemi në fazën kur Agjencia e Akreditimit do të bëhet funksionale. Unë sot menjëherë kam ftuar Këshillin Shtetëror të Cilësisë, ku do të bisedojmë me anëtarët vendor dhe do të shohim mundësinë e parë që sa më shpejtë të thirrin takimin konsolidues, pra të zgjedhin organet udhëheqëse dhe Agjencia e Akreditimit të bëhet funksionale”, u shpreh ai.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400