Çfarë i ndodhi VV-së, në qershor doli fituese në 9 komuna tash i ka vetëm dy të konfirmuara

00:15 / E hëne, 20 Nëntor 2017

 

 

Në zgjedhjet e qershorit të po këtij viti Lëvizja Vetëvendosje kishte dalë fituese në nëntë komuna. Në zgjedhjet e kësaj vjeshte arriti të konfirmojë fitoren vetëm në dy prej tyre.

Në zgjedhjet e 11 qershorit 2017 Vetëvendosja e Visar Ymerit kishte dalë e para në nëntë komuna në nivel vendi.

Kështu po të ishin zgjedhjet lokale dhe jo të përgjithshme kjo parti do të udhëhiqte në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kamenicë, Fushë Kosovë, Kaçanik, Vushtrri, Han të Elezit dhe Viti.

Ndërkohë pas zgjedhjeve të 22 tetorit dhe balotazhit të 19 nëntorit, VV ka arritur të konfirmojë fitoren vetëm në Prizren me Myther Haskukën dhe Kamenicë me Qëndron Kastratin. Gara në Prishtinë vazhdon të mbetet e hapur.

Në zgjedhjet e tetorit Vetëvendosje nuk arriti të fitonte në asnjë komunë.

Në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Podujevë, Kaçanik dhe Kamenicë arriti të shkonte në balotazh.

Por VV nuk arriti në balotazh në Fushë Kosovë ku në qershor doli e para, njësoj si në Han të Elezit.

Humbi në Gjilan, Kaçanik e Podujevë. Ndërkohë në Prishtinë ende nuk është konfirmuar fitorja të cilën e shpallën.

Fitore shënuan vetëm në Prizren dhe Kamenicë.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/cfare-i-ndodhi-vv-se-ne-qershor-doli-fituese-ne-9-komuna-tash-i-ka-vetem-dy-te-konfirmuara-463822/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400