Çfarë do të ndodhte me Pacollin nëse do të shkonte në Serbi, tregon ministri serb

15:10 / E shtunë, 21 Korrik 2018

 

Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollit i është refuzuar kërkesa nga Serbia për vizitë zyrtare në Novi Pazar.

“Çdo përpjekje e tij për të ardhure [në Novi Pazar] do të ishte ilegale dhe dihet se si veprohet me ata që përpiqen ilegalisht të hyjnë në territorin e një vendi të njohur ndërkombëtarisht dhe sovran siç është Serbia”, ka qenë reagimi i ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Vulin shtoi se Qeveria e Serbisë nuk e miratoi atë vizitë, duke e vlerësuar të paligjshme, transmeton lajmi.net.

Unë do të kërkoja, thotë ministri serb, që të mos bëhet një paralele me veprimin e autoriteteve të Prishtinës..

“Le të mos harrojmë që ne jemi një shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova dhe Metohia është territor nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara, në përputhje me Rezolutën 1244. Pacolli, si Ministër i Jashtëm nuk mund të vijë në territorin e Serbisë, për arsyen e thjeshtë se as Rezoluta 1244, as me dokumente përkatëse të UNMIK-ut nuk përcaktohet që të ketë ndonjë Ministër të Punëve të Jashtme”, ka thënë Vulin, për Sputnik.

Në lidhje me ndalesën, ministri kosovar, Pacolli, i tha lajmi.net, se ishte kompetencë e shtetit serb që të mos i lejohet hyrja në Serbi, konkretisht në Novi Pazar ku ishte i ftuar për të marrë pjesë në një konferencë.

Ai kujtoi se asnjëherë nuk do të veprojë si drejtori i të ashtuquajturës, Marko Gjuri që të përdorë rrugë alternative për të hyrë në Serbi.

“Nuk kanë dashur që unë të hyjë në territorin tyre dhe është në kompetencat e tyre. Unë nuk i lejojë vetës që të shkojë nëpër rrugë e rrugica atje dhe të mbërrijë në Serbi. Nuk kam nevojë të bëjë atë”, ka thënë ministri i Jashtëm.

Tutje, Pacolli thotë se tani e tutje do të ketë reciprocitet edhe për delegacionet e Serbisë kur kërkojnë të vijnë të bashkëkombësit e tyre në Kosovë.

“Ata më kanë refuzuar, normalisht që ne do të kërkojmë që të vihet njëfarë reciprociteti edhe për delegacionet e tyre që vijnë këtu në Kosovës që t’i vizitojnë  bashkëkombësit e tyre, sepse edhe ne i kemi bashkëkombësit në anën tjetër të kufirit, andaj duhet të ekzistojë njefarë reciprociteti”, ka thënë ndër tjera ministri Pacolli.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400