Çfarë thuhet në raportin e KE-së për Serbinë?

17:33 / E martë, 17 Prill 2018

Progresi i përgjithshëm i avancimit të Serbisë drejt BE-së varet nga avancimi në fushën e reformave të sundimit të ligjit dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, thuhet në raportin e progresit të Komisionit Evropian për Serbinë.

KE në raport thekson se Serbia duhet që në mënyrë të rëndësishme të thellojë angazhimin e vet në dialogun me Kosovën, që përfshin implementimin e marrëdhënieve të arritura për energjinë, urën në Mitrovicë, menaxhimin e vendkalimeve dhe njohjen e diplomave.

Iniciativa e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të nisur dialogun e brendshëm për Kosovën është vlerësuar si e mirëseardhur dhe Serbisë i bëhet thirrje që të vazhdojë të luajë rol pozitiv me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve në rajon dhe ruajtjen e stabilitetit.

Në marrëdhëniet Beograd-Prishtinë, KE insiston në vazhdimin e dialogut dhe njëkohësisht thuhet në raport se Serbia duhet të bëjë përpjekje shtesë në implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe të kontribuojë në krijimin e kushteve që do të çojnë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Kosovën, e cila do të definohet me marrëveshjen e obliguar ligjërisht.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400