Cila është pasuria e Xhavit Halitit?

20:17 / E martë, 17 Prill 2018

 

Jo rrallë është vlerësuar si njëri nga njerëzit më të pasur të politikës. Edhe në deklarimin e pasurisë, nënkryetari i Kuvendi , Xhavit Haliti, duket se ka pasuri të majme ,më së shumti të paluajtshme.
Pasuria e paluajtshme e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, përbëhet nga një tokë pyjore prej katër hektarë në vlerë 20 mijë euro, tokë bujqësore, të cilën e ka deklaruar si trashëgimi, në vlerë 500 mijë euro.
Edhe me shtëpi qëndron mirë, ai ka dy shtëpi familjare, të dyja me sipërfaqe 250 metra katrorë, vlera e të cilave arrin 500 mijë euro e një banesë me sipërfaqe 95 metra katrorë, në vlerë 200 mijë.

Kështu i bie që pasuria e paluajtshme e Halitit të jetë mbi një milion,

Në deklarimet e publikuara në formularin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Haliti ka deklaruar një automjet “Land Rover 1997” në vlerë 7 mijë euro e stoli ari me vlerë 25 mijë euro.

Në përshkrimin e hollësishëm për paratë e gatshme të mbajtura në llogari bankare, Xhavit Haliti ka deklaruar 128 mijë euro.

Të hyrat vjetore të nënkryetarit të Kuvendit, duke përfshirë pagën vjetore që e merr nga ky institucion dhe mëditjet, arrijnë shumën 36 mijë e 440 euro.

Paga vjetore e Xhavit Halitit si nënkryetar i Kuvendit është 29 mijë e 383.92, ndërsa nga mëditjet ai merr 7 mijë e 56.98 euro.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400