Cilit politikan shqiptar i besojnë më shumë serbët e veriut të Kosovës?

23:20 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

 

Organizata Joqeveritare NGO AKTIV, që ka zhvilluar një anketim me serbët e veriut të Kosovës lidhur me tema të ndryshme të jetës së tyre, i ka pyetur ata edhe për politikanët shqiptarë dhe ata serbë të Kosovës që u besojnë më së shumti.

Nga këto rezultate del se serbët e veriut shumë pak u besojnë politikanëve, e aq më pak atyre shqiptarë. Këtyre të fundit thuajse s’u beson asnjë serbë, apo në shifra 96.4 për qind.

Ndërsa nga ata pak serbë që kanë besim te politikanët shqiptarë, më i besuari del të jetë kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, me 1.9 për qind, Atifete Jahjaga me 1.5 për qind, dhe presidenti Hashim Thaçi me 1.2 për qind. Kurse politikani shqiptar te i cili më së paku kanë besim serbët, është kryeministri Ramush Haradinaj. Atij, i besojnë vetëm 0.4 për qind e serbëve të veriut.

Kur janë në pyetje politikanët serbë të Kosovës, bashkëkombësit e tyre në masën gati 80 për qind nuk i besojnë asnjërit.

Por, më të preferuarin e kanë Oliver Ivanovicin, të cilit i besojnë 10 për qind e serbëve të veriut, pastaj vijnë Goran Rakici, Marko Djurici dhe Aleksandar Jablanovici.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400