Cilit politikan shqiptar i besojnë më shumë serbët e veriut të Kosovës?

01:40 / E mërkure, 15 Nëntor 2017

 

Organizata Joqeveritare NGO AKTIV, që ka zhvilluar një anketim me serbët e veriut të Kosovës lidhur me tema të ndryshme të jetës së tyre, i ka pyetur ata edhe për politikanët shqiptarë dhe ata serbë të Kosovës që u besojnë më së shumti.

Nga këto rezultate del se serbët e veriut shumë pak u besojnë politikanëve, e aq më pak atyre shqiptarë. Këtyre të fundit thuajse s’u beson asnjë serbë, apo në shifra 96.4 për qind, shkruan gazetametro.net.

Ndërsa nga ata pak serbë që kanë besim te politikanët shqiptarë, më i besuari del të jetë kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, me 1.9 për qind, Atifete Jahjaga me 1.5 për qind, dhe presidenti Hashim Thaçi me 1.2 për qind. Kurse politikani shqiptar te i cili më së paku kanë besim serbët, është kryeministri Ramush Haradinaj. Atij, i besojnë vetëm 0.4 për qind e serbëve të veriut.

Kur janë në pyetje politikanët serbë të Kosovës, bashkëkombësit e tyre në masën gati 80 për qind nuk i besojnë asnjërit.

Por, më të preferuarin e kanë Oliver Ivanovicin, të cilit i besojnë 10 për qind e serbëve të veriut, pastaj vijnë Goran Rakici, Marko Djurici dhe Aleksandar Jablanovici.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400