Çka po i mungon djalit të Hamëz Jasharit në ditën e formimit të ushtrisë? (Video)

20:13 / E premte, 14 Dhjetor 2018

Në ditën kur Kosova u bë me ushtri, në kompleksin e Jasharëve në Prekaz të Skenderajt nuk kishin si të mungonin mysafirët.
Aty ku lindi liria, ka vizitorë nga të gjitha anët e Kosovës.

Madje, për këtë ditë të madhe për kosovarët, dikush ka marrë rrugën nga Shkupi për të nderuar heronjtë.

As bora e as moti i ftohtë nuk i ndaloi njerëzit të vizitojnë familjen që dha gjithçka për Kosovën.

Aty nuk mungojnë as pjesëtarët e FSK’së që të premten u bënë ushtri, të cilët po nderojnë të rënët për liri të familjes Jashari.

E pasardhësi i kësaj familje e njëherit edhe kryetari i komunës së Skenderajt, thotë të jetë i lumtur për ushtrinë.

Jashari thotë se në këtë ditë historike i mungon familja që ranë për lirinë e Kosovës.

E transformimin e FSK në ushtri, dikush kishte zgjedhur ta festojë në një mënyrë të veçantë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400