Çka shkruan në deklaratën e Samitit të Sofjes?

15:34 / E enjte, 17 Maj 2018

Përmes një deklarate të përbashkët, Bashkimi Evropian dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë konfirmuar në Samitin e Sofjes përkushtimin dhe vendosmërinë për të ardhmen evropiane të rajonit.

 Pas strategjisë së zgjerimit të BE-së për Ballkanin të publikuar sivjet, deklarata e Sofjes ka nxjerrë si përfundim edhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e stabilitetit në rajon, si parakusht për integrimin e kësaj pjese të Evropës në kuadër të Bashkimit Evropian.

Në deklaratë, veç tjerash thuhet se “BE-ja mbështet angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të përforcuar më tutje marrëdhëniet fqinjësore të mira, qëndrueshmërinë rajonale dhe bashkëpunimin e ndërsjellë”.

Në njërën nga 17 pikat e kësaj deklarate, theksohet po ashtu se shtimi i angazhimeve “në forcimin e rendit dhe ligjit, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në respektimin e të drejtave të minoritarëve dhe të njëri-tjetrit, në ndërtimin e urave të bashkëpunimit”. Përkushtimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor, theksohet në deklaratë, është edhe dhe kërkesë e Bashkimit Evropian.

Kurse në pikën e 11-të, është kërkuar bashkëpunim i shtuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Në Samitin e BE-së për Ballkanin që po mbahet në Sofje të Bullgarisë po marrin pjesë liderët nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Nikoqir i takimit, është kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, i cili aktualisht mbanë edhe Presidencën e Këshillit.

Kurse nga Bashkimi Evropian po marrin pjesë Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, kryesues i takimit, pastaj presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, Përfaqësuesja e Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Pjesë e këtij Samiti është edhe Kosova, që po përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes disa postimeve në rrjete sociale ka konfirmuar se ne margjina të këtij samiti ka zhvilluar takime me komisionarin e BE-së për zgjerim, Johannes Hahn,presidentin e Serbisë, AleksandarVuçiq dhe personalitete të shumta, qoftë nga Bashkimi Evropian apo shtetet e Ballkanit

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400