Çollaku: Territori i vendit mbrohet me Kushtetutë, e jo me rezoluta të Kuvendit

08:12 / E enjte, 30 Gusht 2018

Kuvendi i Kosovës të martën e ardhshme pritet ta miratojë një rezolutë, në të cilën do të shprehet qëndrimi i përfaqësuesve të popullit kundër “korrigjimit të kufijve” me Serbinë.

Mirëpo Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka thënë gazetës “Zëri” se sovraniteti i Republikës së Kosovës mbrohet vetëm nga Kushtetuta e vendit e jo nga rezolutat e miratuara në Kuvend, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka në plan ta ndalë iniciativën e tij për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë edhe nëse Kuvendi i Kosovës të martën e ardhshme e miraton një rezolutë, në të cilën shprehet qëndrimi i legjislativit kundër ndryshimit të kufijve të vendit.

Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë gazetës se sovraniteti i Republikës së Kosovës mbrohet vetëm nga Kushtetuta e vendit e jo nga rezolutat e miratuara në Kuvend.

“E para, Presidenca dhe çdo institucion tjetër i Republikës së Kosovës i respekton vendimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës. E dyta, integriteti territorial, sovraniteti i Republikës së Kosovës mbrohen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe jo me ndonjë rezolutë ose me ndonjë deklaratë e cila mund të bëhet qoftë nga Kuvendi, qoftë nga kushdo tjetër”, ka thënë Çollaku.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400