Daçiq dyshon se raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi janë kaq miqësore

15:22 / E hëne, 16 Prill 2018

I pyetur për deklaratën e kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili pas zgjedhjeve presidenciale në këtë vend përmendi miqësinë tradicionale Kosovë – Mali i Zi, ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka thënë se bëhet fjalë për një miqësi të re të imponuar.

“Ne nuk besojmë të jenë marrëdhënie tradicionale dhe ne nuk besojmë të jenë të sinqerta. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet tona, ato janë tradicionale, të miqësisë së sinqertë, e përkrahjes së popullit serb e malazias. Interesat s’i kemi të kundërta, por të përbashkëta”, citon tanjug të ketë thënë e Daçiq, transmeton koha.net.

Duke folur për qëndrimin e Serbisë ndaj Federatës së Rusisë, Daçiq ka theksuar:

“Nuk mund të kërkojmë nga Rusia ndihmë për Kosovën e në anën tjetër t’i vëmë sanksione asaj. Kjo nuk është as moralisht e as politikisht e ndershme”, ka thënë ai.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400