Daçiq e quan presion ndaj serbëve aksionin e Njësisë Speciale në komunën paralele të Pejës

10:28 / E enjte, 14 Shtator 2017

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se aksioni i mbrëmshëm i arrestimit të serbëve në Kosovë është vazhdimësi e presionit ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë.

Ai ka thënë se në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, në të cilën do të shkojnë bashkë me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, një nga temat kryesore do të jetë Kosova.

“Kjo është një mënyrë e frikësimit të serbëve dhe mesazh se ata mund të akuzohen për gjithçka dhe çkado. Duhet të jemi të gatshëm dhe të kemi ekipe ligjore që do të luftojnë dhe mbështesin qytetarët tanë që jetojnë atje”, tha ai për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.

Mediat serbe raportojnë se Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar sekretarin e Kryqit të Kuq të sistemit paralel të Komunës së Pejës, Moma Dashiq.

Në kuadër të aksionit në pranga kanë përfunduar edhe dy sekretarë tjerë: njëri në Dragash dhe tjetri në Graçanicë, transmeton Klan Kosova.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400