Deklarata e Borissovit për pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes, e zë në befasi Serbinë

16:31 / E hëne, 16 Prill 2018
Kryeministri bullgar, Boyko Borissov gjatë vizitës së sotme në Kosovë konfirmoi se Kosova do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes.
Madje ai tha se Kosova do të paraqitet ashtu siç e kanë njohur mbi 100 shtete.

“Kosova do të përfaqësohet në Sofje ashtu si e kanë njohur mbi 100 vende të botës. Sa i përket regjimit të vizave varet edhe nga marrëveshjet me Beogradin, mirëpo unë jam pro dhe unë do të shfaqë insistim maksimal që kjo gjë të ndodhë”, tha Borissov.

Kjo duket se e ka zënë në befasi Serbinë, transmeton lajmi.net.

Kohë më parë ministri serb, Ivica Daçiq kishte thënë se Serbia do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes.

“Besoj se do të marrim pjesë, por frikësohemi se kjo do të shkaktojë alibi për njohjen e Kosovës”, tha Daçiq.

E sot, kryediplomati serb tha se ende nuk dihet se kush nga zyrtarët serbë, do të përfaqësojë Serbinë në Samtiin e Sofjes.

Ai tha se në këtë Samit marrin pjesë vetëm krerët shtetëror.

“Nuk e di, është mirë që këtë pyetje t’ia bëni Vuçiqit apo Bërnabiqit. Është takim i krerëve të shteteve apo shefave të qeverisë”, ka thënë ministri serb.

Samiti i Sofjes mbahet më 16 dhe 17 maj.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400