Delawie dhe Apostolova nisin një seri të re takimesh për demarkacionin

17:59 / E enjte, 22 Shkurt 2018

 

Ambasadori amerikan Greg Delawie dhe shefja e BE’Së në Kosovë Natalia Apostolova, kanë nisur një seri takimesh me zyrtarë të lartë të vendit. Krejt kjo me qëllim arritjen e një konsensusi për t’i dhënë epilog marrëveshjes me Malin e Zi.
Në zyrën e Kryeparlamentarit Kadri Veseli aktualisht kanë shkuar Delawie, Apostolova, Fatmir Limaj, Avdullah Hoti e Kujtim Shala.

Siç mëson Gazeta Express, po synohet që të arrihet një konsensus për çështjen e Demarkacionit dhe po ashtu se cili raport të hiqet nga votimi.

Seanca e cila dështoi të nis sot për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë- Mali i Zi, do të vazhdojë nesër nga ora 10:00. Veseli deklaroi sot para gazetarëve se deri të mërkurën do të gjendet një zgjidhje./

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400