Delawie: Kosova e Serbia të arrijnë urgjent marrëveshje përfundimtare

22:06 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, ka thënë se e sheh pozitive Strategjinë e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, në të ka shumë elemente të rëndësishme për Kosovën që janë pozitive.

“Ajo më pozitivja është se thotë se të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë Kosovën do të jenë në gjendje që t’i bashkohen Bashkimit Evropian”, ka thënë Delawie në RTV21.

Ai ka shtuar se udhëheqësit duhet t’i marrin përgjegjësitë e tyre për t’i ofruar ndryshimet që priten.

Delawie ka folur edhe për marrëdhëniet Kosovës-Serbi, me ç’rast tha se BE-ja nuk do të importojë probleme bilaterale.

“Dokumenti i BE-së qartazi e thotë se BE-ja nuk do të importojë probleme bilaterale mes shteteve anëtare të saj dhe thotë se Kosova dhe Serbia duhet ta kenë një ujdi detyruese dhe duhet ta bëjnë këtë urgjenti”, ka shtuar Delawie.

Ambsadori amerikan ka thënë se Kosova duhet të punojë në marrëdhëniet me Serbinë dhe këtë duhet ta bëjë për interesin e vetë, po ashtu duhet ta bëjë edhe për t’i përmbushur ambiciet për në BE.

“Nuk dëshiroj që Kosova të mbetet prapa”, përfundoi ambasadori.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400