Delawie: Listat e veteranëve të hetohen pa kërcënime dhe ndërhyrje politike

19:49 / E martë, 28 Gusht 2018

Ambasadori amerikan, Greg Delawie po kërkon që hetimet për listat e veteranëve të bëhen pa kërcënime, frikë dhe ndërhyrje të politikës.

 
Kështu të paktën ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Delawie thotë se me rastin e veteranëve duhet të shihet çfarë sistemi të drejtësisë ka Kosova, transmeton lajmi.net.

“Po vëzhgoj me kujdes hetimet për korrupsionin në dhënien e përfitimeve për veteranët. Çështja duhet të trajtohet pa kërcënime, frikësim dhe ndërhyrje politike. Qytetarët e sidomos veteranët duhet të shohin se sistemi do të vendos me drejtësi”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Ndryshe ish-prokurori Elez Blakaj që po hetonte këtë rast, është larguar për në Amerikë. Në aktakuzën e tij ai kishte vërtetuar se mbi 19 mijë veteranë janë mashtrues.

Ata i kushtojnë buxhetit të Kosovës mbi 3 milionë euro në muaj, e mbi 36 milionë në vit.

Për këtë çështje Blakaj ka publikuar kohë më parë një letër ku akuzonte Kryeprokurorin Lumezi për presion dhe kërcënime.

Pikërisht për shkarkimin e Lumezit nesër në Prishtinë do të ketë përsëri protestë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400