Demantohet Kolinda Grabar: Asnjë shqiptar nga Shqipëria s’ka luftuar në anën e kroatëve

18:18 / E enjte, 19 Korrik 2018

Tomë Kaçinari, nga shoqata e vullnetarëve kroatë, në një intervistë për Frontal të T7, ka komentuar deklaratat e Presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar –Kitarovic të bëra gjatë vizitës në Shqipëri se mijëra shqiptarë kanë luftuar në anën e kroatëve.

Por, e vërteta është se  në luftën e Kroacisë nuk kanë marrë pjesë shqiptarë nga Shqipëria.

Këtë e thotë edhe Tomë Kacinari, shqiptar nga Kosova, nga shoqata e vullnetarëve kroatë ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

“ E vërteta është më ndryshe, janë 2373 që kanë marrë pjesë në luftën e Kroacisë. 99 përqind janë shqiptarë prej Kosovës. Shqiptarë të Shqipërisë në Kroaci në atë kohë ne s’kemi pa. Kanë marrë pjesë shqiptarë të Kosovës që kanë jetu, që kanë vepru në atë kohë kanë në Kroaci” ka thënë ai.

Kacinari po ashtu ka theksuar se një numër i madh i ushtarëve shqiptarë që shërbenin në Armatën Popullore të Jugosllavisë u ishin bashkuar forcave kroate pas thirrjes së udhëheqësit kroat Franjo Tugjman. Me këtë rast, shpjegon ai, ishte formuar edhe një brigadë shqiptare. Bie në sy që gjatë vizitës në Kosovë, Presidentja e Kroacisë nuk kishte përmendur pjesëmarrjen e kosovarëve në luftën e Kroacisë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400