Dëmtohet Spitali që Kushtoi 7 Milionë Euro

16:54 / E mërkure, 11 Janar 2017

Një qytetar nga Vushtrria ka dërguar në KALLXO.com disa fotografi ku shihen dëmtimet në ndërtesën e Spitalit të Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri.

 Ky spital ishte përuruar para një muaji, është investim i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe në të janë investuar rreth 7 milionë euro.

Disa dëmtime siç shihen në fotografitë e dërguara nga një qytetar janë në ullukët e këtij spitali dhe disa mjedise të tjera brenda tij.

Drejtori i këtij spitali Hajrullah Saraqi e ka konfirmuar dëmtimin për KALLXO.com, por ka thënë se ato dëmtime shumë shpejt do të sanohen.

“Ajo gjendje ka ardhur nga mbyllja e ullukëve sepse punëtorët hedhin sende në ballkon dhe ato sende e kanë mbyllur ullukun që ka bërë që uji të mos qarkullojë dhe ka dal jashtë tij. Ky dëm shumë shpejt do të sanohet”, tha Saraqi për KALLXO.com.

spitali1

spitali3

spitali4

 

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400