Dënimet me kusht nuk sjellin rezultate në luftimin e korrupsionit

16:41 / E mërkure, 18 Tetor 2017

 

Dënimi me 1 vit burg me kusht për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani për akuza penale gjatë kohës sa ai ishte rektor në Universitetin e Prishtinës ka ngritur reagime të shumta nga ana e organizatave që merren me luftimin e korrupsionit dhe njohës të çështjeve juridike.

Sipas tyre, dënimet me kusht ndaj zyrtarëve publike të akuzuar për afera korruptive nuk ndihmon aspak në luftimin e korrupsionit.
Analisti Blerim Burjani thotë se Kodi Penal i Republikës së Kosovës i parasheh dënimet me kusht, por sipas tij çështja e korrupsionit nuk duhet trajtuar me këtë logjikën e dënimit me kusht.

“Me këtë dënim me kusht ndaj Hasanit, nuk është bërë asgjë, sepse vepra penale sipas gjykatës dhe panelit gjyqësore ka qenë e shkallës së lartë, atëherë nuk është dashur të kishte një dënim të tillë”, tha për “Bota sot” njohësi i cështjeve ligore Blerim Burjani.

Ai shtoi se tashmë së fundi edhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka kërkuar që njerëzit në pozita të larta publike të përfshirë në afera korruptive të përfundojnë prapa grilave.

Edhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se dënime të tilla nuk perceptohet si mesazh adekuat për kryesit e veprave penale.
“Instituti i Kosovës për Drejtësi pa dashur të komentoj apo ndërhyj në vendimet e gjykatave, në bazë të monitorimit të rasteve të korrupsionit, gjen se praktika e politikave të dënimeve nga ana e gjykatës është dëshmuar në shumë raste shume e butë. Një qasje e tillë e gjykatave në publik mund të perceptohet si mesazh jo adekuat tek kryesit potencial të veprave penale korruptive”, tha për “Bota sot” Skender Govori nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Ndryshe, Enver Hasani është dënuar sot me 1 vit burg me kusht për dy vjet verifikim nga Gjykata Themelore në Prishtinë në lidhje me kontratën për përkthimin e librave nga anglishtja në shqip gjatë kohës që ai ishte rektor në Universitetin e Prishtinës.

Gjykata i shpalli fajtorë edhe dy të akuzuarit tjerë në këtë rast, Albert Rakipi e Hakif Veliu. Këta dy janë dënuar me nga gjashtë muaj burg, masë e cila u zëvendësohet me gjobë prej 10 mijë euro.

Gjithashtu, tre të akuzuarit detyrohen nga gjykata që t’ia kompensojnë UP-së dëmin prej 70 mijë euro “në mënyrë solidare”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400