Dënohen me kusht policët që tërhoqën zvarrë gjyqtarin e Apelit

19:04 / E mërkure, 13 Qershor 2018

Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur sot vendimin ndaj pesë zyrtarëve policorë që dyshohet se kishin keqtrajtuar persona të zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.

Njëri prej policëve është shpallur i pafajshëm ndërsa katër të tjerë gjykata i ka dënuar me burgim me kusht me kohëzgjatje prej katër muajsh.

I.Z është shpallur i pafajshëm në mungesë të provave ndërsa I.I nga Komuna e Dragashit së bashku me I.Z, F.B, B.H dhe G.H nga Prizreni janë shpallur fajtor.

“I akuzuari me iniciale I.Z. nga Prizreni, në mungesë të provave është shpallur i pafajshëm ndërsa të akuzuarit e tjerë me iniciale I.I., nga fshati Bordosan- Komuna e Dragashi, F.B., B.H, dhe G.B. nga Prizreni, gjykata i ka shpallur fajtorë dhe janë dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 4 muajsh i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin e verifikimit prej 1 viti”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Të njëjtit dyshohen se më datën 05.04.2015, rreth orës 21.35 minuta në pikën kufitare, në fshatin Vërmicë, Komuna e Prizrenit, në bashkëveprim si persona zyrtarë duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tyre, i keqtrajtojnë, i frikësojnë, ose i fyejnë rëndë dinjitetin personave tjerë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400