Deputetët sot debatojnë për ligjin e gjuhëve në Maqedoni

09:24 / E mërkure, 15 Nëntor 2017

 

Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë sot duhet të votojnë për nevojën e sjelljes së propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili më pas do të futet në fazën e dytë dhe deputetët do të mund të dorëzojnë amendamente për tekstin.

Deputetët e shumicës në seancën e djeshme thanë se Maqedonia po futet në fazën e ndërtimit të besimit mes bashkësive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas paralajmërimeve pritet që opozita të votojë kundër propozim-tekstit në lexim të parë dhe siç tha Ilija Dimovski, OBRM-PDUKM-ja do të dorëzojë disa amendamente me të cilat do të mundohen të largojnë ligjet anti-kushtetuese.

Opozita maqedonase mendon se ligji për gjuhët është jashtë kornizave të Kushtetutës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400