Deputeti i AAK-së: Tryeza e partive politike është bërë si Darka e Lamës

22:36 / E martë, 22 Maj 2018

Deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, tryezat e organizuara nga partitë politike i ka quajtur si Darka të Lamës.

 “Kjo “Tryeza e partive politike” është bërë si Darka e Lamës, ku secilit i bjen të presë e të shkojë tek secili!”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Më tej deputeti i AAK-së ka thënë se tjetër gjë nuk mund të pritet prej tryezave, sepse babëzia politike e ka vrarë arsyen, qoftë edhe për të biseduar, e lëre më për t’u marrë vesh.

“Prandaj më e mira është të mos mbahen hiç!”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur për të premten një tryezë ku sipas VV-së do të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ftesa për të marrë pjesë në këtë tryezë u është dërguar të gjitha partive politike.

Javë më parë LDK dhe PDK kanë thirrur tryeza më partitë e vendit ku është diskutuar për situatën politike në vend.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400