Deputeti i LDK-së: Grupi i ri parlamentar, me pasoja politike dhe organizative

19:05 / E mërkure, 14 Mars 2018

 

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka vlerësuar se formimi i Grupit Parlamentar të Deputeteve të Pavarur të kryesuar nga Dardan Sejdiu, do të prodhojë pasoja politike dhe organizative brenda kuvendit.
Gashi tha në Klan Kosova se një lëvizje e tillë do të ndikojë negativisht në Vetëvendosje.

“Forca relative e Vetëvendosjes do të bie sepse do të ketë të paktën 12 deputetë më pak”, ka thënë ai.

“Mesazhi dhe kauza e përbashkët tek Vetëvendosje nuk do të ekzistojë më dhe do të ndërtohen kauza të reja”, është shprehur Gashi.

Sa i përket partisë nga vjen, LDK-së, Arben Gashi tha se është opsioni më i mirë qeverisës në Kosovë.

Ai bëri të ditur se kjo parti nuk do të ketë bllokada për bashkëpunime të mundshme me partitë tjera, këtu duke përfshirë edhe të larguarit nga Vetëvendosje, ndonëse do të ketë kritere të qarta dhe ka disa parti ndaj të cilave preferencat janë negative.

“LDK-ja ka një grup homogjen ka një zhvillim programor dhe po ecim drejt një qëllimi më madhor, drejt ndryshimit të lidershipit dhe udhëheqësisë në Kosovë”, ka thënë ai.

“Teknikisht dhe numerikisht qeveria është rritë për një deputet, por në moralin e udhëheqjes së vendit ata vazhdojnë të humbasin të drejtën legjitime për udhëheqje të vendit”, vlerësoi deputeti Arben Gashi.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400