Deputeti i LDK-së: Sot më shumë se kujtdo tjetër do doja t’ia shtrëngoja dorën Mustafës

23:14 / E mërkure, 21 Mars 2018

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani thotë se më shumë se kujtdo tjetër, sot do dëshironte t’ia shtrengonte dorën ish kryeministrit të Kosovës, njëherësh kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Përmes një postimi në Facebook, pas ratifikimit të Demarkacionit, Osmani ka thënë se edhe pse shumë deputetë kanë kontribuar në rrëzimin e Qeverisë së tij, ai tejkaloi veten duke i mobilizuar ata që të jenë unik para qytetarëve të Kosovës.

“Me shumë se kujdo tjetër sot do të doja të ja shtrengoja doren Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, për ti deshiruar shëndet të plotë ,e për ta pergezuar si një Lider të vërtetë i cili i gezohet suksesit qe sot u arrit në Parlamentin e Kosovës ,duke na dhënë perkrahje e inkurajim te vazhdueshëm për ta votuar Demarkacionin. Ani pse ne i kontribuam rrezimit të qeverisë të udhëhequr nga Z.Mustafa, ai tejkaloj veten duke na mobilizuar e duke ma bërë unik që të jemi të përgjegjeshëm para qytetarëve të Kosovës dhe para miqëve tanë ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400