Deputeti Shaip Muja ka një ide për disiplinimin e kolegëve të tij

21:31 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Madje në institucionin më të lartë shtetëror, bëhen edhe  akuza për tradhti.

Por, një deputet i këtij organi ka një ide se si të disiplinohet kjo gjuhë.

Shaip Muja, brenda pak javësh do të iniciojë ligjin për lustrim, tekstin e të cilit thotë se veç është duke e punuar.

E si model do të përdorë ligjet e kësaj fushe të Gjermanisë, Çekisë e Polonisë. Kjo, pasi një ligj i tillë, sipas tij, është i domosdoshëm.

Pos kësaj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, pret që me këtë ligj të identifikohen edhe të gjithë njerëzit që kanë qenë ish bashkëpunëtor të ish-Sigurimit Jugosllav.

E persona të tillë nuk do të duhej të mbajnë poste udhëheqëse në Kosovë.

Muja po shpreson se ky ligj do të gjejë përkrahje tek të gjitha partitë politike, e madje edhe tek organizatat ndërkombëtare.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400