Deputetja Mjaku-Topalli merr detyrën në krye të Grupit të Grave Deputete

18:13 / E mërkure, 14 Mars 2018

Ish-kryesuesja e Grupit të Grave Deputete, deputetja Blerta Deliu – Kodra, sot i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën kryesueses së sapozgjedhur, deputetes Mexhide Mjaku – Topalli.

Deputetja Deliu-Kodra e njoftoi kryesuesen e re të GGD-së për punën e bërë gjatë legjislaturës së kaluar dhe i ofroi asaj bashkëpunim në të ardhmen.

Kryesuesja e GGD-së, Mexhide Mjaku-Topalli, e falenderoi deputeten Deliu-Kodra për punën e bërë sa ishte në krye të GGD-së, ndërsa konfirmoi angazhimin e përbashkët për avancimin e pozitës dhe rolit të gruas.

TEM

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400