Deputetja shqiptare në Kroaci kërkon mbështetjen e PE-së për rastin Haradinaj

19:48 / E hëne, 09 Janar 2017

 

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, ka kërkuar nga përfaqësuesit e Kroacisë në Parlamentin Evropian, që të përdorin ndikimin e tyre politik që të sensibilizojnë anëtarët e tjerë të PE’së lidhur me arrestimin e liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj.

Ajo ka thënë se fletarresti i lëshuar nga Serbia është ndërhyrje në punët e brendshme të shteteve fqinj dhe mohim i sovranitetit të Kosovës.

Deklarata e plotë e deputetes Ermina Lekaj-Prljaskaj:

[APELI I DREJTUAR PËRFAQËSUËSVE TË PARLAMENTIT EVROPIAN]

Të nderuar deputet të Republikës së Kroacisë në Parlamentin Evropian,

Po ju drejtohem në këtë mënyrë për shkak të arrestimit të shtetasit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj në Francë. Ky rast i pakëndshëm vetëm konfirmon arsyetimin e plotë të apelit, që ju si Deputetë të Parlamentit Evropian e keni paraqitur disa herë. Struktura normative e ashtuquajtur “Kompetenca rajonale” e gjyqësisë serbe, në kundërshtim me të gjitha traditat e qytetëruara ligjore, shprehet edhe një herë në këtë arrestimin e fundit, i cili vjen pas një seri të arrestimeve të shtetasve kroatë. Pasi që Kosova ende nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe nuk është e përfaqësuar në Parlamentin Evropian, ju lutem në këtë mënyrë që, në pajtueshmëri me mundësitë dhe influencën tuaj politike, ti sensibilizoni kolegët e juaj për këtë çështje konkrete, e cila përsëri e hap çështjen parimore të ndërhyrjeve të gjyqësisë serbe, dhe në këtë mënyrë dhe politika, në punët e brendshme të shteteve fqinje, dhe rrjedhimisht edhe mohimin e sovranitetit si të Republikës së Kroacisë ashtu dhe Republikës së Kosovës.

Me nderime,

Ermina Lekaj Prljaskaj

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400