“Dersi” i Tërnaves për Albin Kurtin: Bashkohuni me njëri-tjetrin, në emër të Zotit

12:51 / E martë, 21 Gusht 2018
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me Albulena Haxhiun dhe disa anëtarë të tjerë të kësaj partie kanë vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u kanë uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman.

Kurti dhe anëtarët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje janë gjendur në një situatë më ndryshe. Atyre myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka filluar t’iu mbajë “derës”.

Tema që Tërnava është përpuqur t’ua shpjegojë anëtarëve të VV-së se çka është afërsia dhe njohja me njerëzit e tjerë.

“Porosia dhe mesazhi që del nga Kurban Bajrami është që të shihemi dhe të njihemi. Të ndalemi dhe ta kujtojmë një thinje në Kuran ku zoti thotë kur ju drejtohet njerëzve ‘o ju njërëz’ ndërsa në disa të tjera ‘o ju besimtar’ shiko çfarë thënie ‘ju kemi bërë popuj dhe fise të njiheni mes vete’, këtu është ajo që i madhi zot reflekton çdo herë me u njoftua mes njëri tjetrit dhe jo me u largua. Eshtë ura lidhëse, se s’po hi tash më shumë me dhanë derës edhe pse duhet edhe juve parlamentarëve nganjëherë”, ka përfunduar Myfitu.

Nga ana tjetër, kryetari i Vetëvendosjes ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) Albin Kurti ka thënë se begatia e mirëqenia duhet të jenë e drejtë për secilin, dhe jo privilegj vetëm për disa.

“E falënderoj BIK për pritjen. Uroj te gjithë për festën e Kurban Bajramit. Kjo festë është ftesë për solidaritet. Sa më shumë ndajmë për njëri tjetrin aq më shumë bëhemi bashkë. Jetojmë në një kohë të vështirë kur shumica kanë pak, e pakica kanë shumë. Jetojmë ne një vend ku gulshimi për pushtet ka shkaktuar mjerim, Mirëpo jemi të bindur që te bashkuar për barazi e drejtësi do tu hiqet frika njerëzve e edhe do te hiqen ata qe i frikësojnë njerëzit”, tha ai.

Kujtojmë se sot myslimanët festojnë festën e Kurban Bajramit, ku BIK-u është vizituar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Kisha katolike dhe disa parti të tjera politike.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400