Dëshira e njeriut që mundësoi lirinë tonë: Nuk dua të vdes pa e parë Kosovën siç kam dëshiruar

17:40 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Ish-ambasadori i OSBE-së William Walker, ka thënë se ka pritur më shumë që Kosova të shkojë në drejtimin e duhur.

“Kam qenë këtu në Kosovë kur është shpallur pavarësia, mirëpo pritjet kanë qenë shumë të larta. Pritjet kanë qenë të larta, mirëpo ende ekziston shpresa për të shkuar Kosova në rrugën e duhur.

Ndërsa sa i përketë fushës së ekonomisë dhe mirëqenies Walker në një ligjëratë në kolegjin AAB ka thënë “Do të isha i befasuar sikur ju studentët pas diplomimit do t’iu pret puna me një pagë të lartë”, u shpreh Walker.

“Unë nuk dua të vdes pa e parë Kosovën ashtu siç kam dëshiruar”, ka shtuar Walker në ligjëratën e mbajtur.

Ky kolegj ndau për William Walker,  Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400