Dëshmon Ziadin Sela: Donin të më vrisnin

12:20 / E hëne, 19 Shkurt 2018


Deputeti dhe lider i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot në Gjykatën Penale ka dëshmuar për dhunën e ushtruar ndaj tij në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Ai sot në gjykatë u përball me dhunuesit e tij dhe ka treguar ndodhinë e asaj dite të përgjakshme për të. Ai ka treguar gjithë ndodhinë e asaj dite, nga momenti i parë i futjes së turmës deri te tentimi për eliminimin fizik të tij.

Më poshtë deklarata e tij:

Arrita në Kuvend në orën 12:00, në orën 16:00 u largova dhe u ktheva në orën 18:00. U ktheva përsëri në sallën e seancës plenare, pas seancë ikëm në sallën e konferencave ku kryetari i Kuvendit duhej të jepte deklaratë. Në fillim isha në korridor bashkë më Surija Rashidin dhe Vesel Memedin, afër ishte Xhevat Ademi. Përnjëherë u dëgjua zhurmë dhe mu duk sikur një grup njerëzish u fut në Kuvend. Në atë moment hymë në sallë, në kohën që po fliste Talati dikush mbante derën me forcë, dera u hap përnjëherë. U fut turma brenda unë isha në skaj në anën e majtë të foltores. Pran meje ishin Surija Rashidi dhe Rexhail Ismaili, në anën e djathtë ishte Zoran Zaevi dhe deputetët e tjerë. Turma vinte drejt nesh dhe Rashidi dhe Ismaili tentonin të më mbronin. Atmosfera ishte e keqe, kishte kërcënime me jetë, shitës, do t’iu mbysim, kam dëgjuar edhe kërcënime ndaj meje si: Ja Sela, ku do të shkosh tani, do të mbysim. Gjatë gjithë kohës hidheshin mjete të forta ndaj deputetëve, mbaj mend mend se një tavolinë dhe një ekran më kanë ra në kokë. Më pas edhe një goditje me shtizë, sulme kisha gjatë gjithë kohës, kishte dhe me maska. Njëri ma bënte me dorë ndaj meje, i thash Rashidit se nuk mund të dal, nuk kishte deputet pranë meje për të më mbrojtur 10-15 minuta. E gjithë ngjarja kur dolën deputetët turma u afrua dhe disa më goditën, më kapën për koke dhe më goditën, por u largova fillimisht. Goditja me ekran më bëri që të humb orientimin dhe kisha mungesë oksigjeni, nuk kishte persona nga turma që kishin qëllim të më shpëtonin. Mbaj mend një moment që njëri nga truprojat ka shtënë me armë, në atë moment u qetësua situata.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400