Detaje të reja për vrasjen e politikanit serb nga Kosova (Video)

21:54 / E premte, 09 Nëntor 2018

Vrasja e Oliver Ivanoviqit ka tërhequr vëmendjen e opinionit botëror dhe ndërkombëtar.

Deri tani, ende ishte e paqartë se kush kishte dhënë urdhërin për vrasjen e politikanit serb nga Kosova.

 

Por, sipas emisionit “Udhëve”, Ivanoviqi u vra me urdhër të Beogradit.

RTK citon dëshmitë nga gazetarët hulumtues serbë të produksionit ‘Rekoshed’’ dhe ato të dëshmitarëve të ndryshëm, sipas të cilave Beogradi, nëpërmjet shërbimeve sekrete serbe, kishte vrarë Ivanovicin.

Për më tepër, kjo ishte bërë në bashkëpunim me vetë gruan me të cilën Ivanovic po bashkëpunonte, Milena Ivanovic, e cila ishte rekrutuar nga shërbimi sekret serb.
Përveç gruas së tij, këtu ishte i përfshirë edhe Shefi i të Ashtuquajturës Zyrës për Kosovën nga qeveria e Serbisë, Marko Djuric.

Ndryshe, Ivanovic nga qeveria serbe njihej si një nga zërat më kritikë të politikave të Beogradit dhe Vuqiqit.

 

https://www.youtube.com/watch?list=PL2ygqgSFvmrqjoBoFVh1Zu46LLwwjg_QQ&v=zp3eXWiSTpQ

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400