Detaje të reja rreth akreditimit të avokatëve nga Gjykata Speciale

12:16 / E diell, 18 Mars 2018

Përderisa të gjithë janë në pritje se kur do të ngriten aktakuzat e para nga Gjykata Speciale në Kosovë, një gjë e tillë nuk po bëhet e ditur që një kohë. Mirëpo, lidhur me këtë Dhomat e Specializuara kanë filluar punën më seriozisht ku ditë më parë akredituan 40 avokat për përfaqësimin e të dyshuarve, akuzuarve, viktimave apo kushto tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në përputhje të ligjit.

Burimet e “Indeksonline” kanë bërë të ditur se kjo listë e avokatëve të akredituar nga Specialja do të vazhdojë që të zgjerohet edhe më tej.

Kushtet që Specialja ua ka vënë këtyre avokatëve për të aplikuar për mbrojtje, bashkëmbrojtës dhe përfaqësues i viktimave janë:

*10 vite përvojë pune në laminë juridike, 7 vite përvojë pune për bashkëmbrojtës, 5 vite për përfaqësim të viktimave. Dokumentacioni që është dërguar ka përmbajtje të të dhënat e shkollimit, punësimit të mëparshëm, punës aktuale dhe po ashtu njoftimi lidhur me lëndët në të cilat ka mbrojtë/përfaqësu kandidati në procedura Gjyqësore dhe Penale.

Ndryshe, rregullorja e Procedurës dhe e Provave të Gjykatës Speciales ka një tërësi dispozitash të detajuara që rregullojnë zhvillimin e procedurave para DHSK-së.

Ndërsa, Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar i përcakton parimet themelore që drejtojnë veprimtarinë gjyqësore të DHSK-së, qëllimi i Rregullores është që t’i konkretizojë  këto parime dhe mbi këtë bazë të parashtrojë procedurën e saktë që duhet ndjekur në secilën fazë të procedurave para Dhomave të Specializuara.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400