Dhurata Hoxha: Më 19 Nëntor, fillon epoka e Valdetes në Mitrovicë

19:58 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

 

Dhurata Hoxha, ka vlerësuar lartë personalitetin e Valdete Idrizit, duke theksuar se kryetarja e ardhme e cila me vite ishte lidere e çmuar në botë, tash do të bëhet shembull i udhëheqëses së re në Mitrovicë.

Këtu është postimi i plotë i Dhurata Hoxhës:

“Gratë jo vetëm në Mitrovicë por edhe më gjerë, e kanë pasur e kanë dhe do ta kenë një përfaqësuese shembullore, së pari në shoqërinë civile e tash edhe kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizin.

Valdetja me performansën e saj të rrallë, për vite të tëra ishte lidere e çmuar edhe në botë, andaj si kryetare e ardhme, do të jetë shembull në krye të një qyteti emblematik për neve.

Përkrahja për Valdeten është pa rezervë, në çdo takim. Më 19 Nëntor do të fillojë epoka e re e qytetit tonë, epoka e Valdetes!”

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400