Dikur prokuror i Hagës, tani angazhohet për Gjykatën Specialen

13:26 / E mërkure, 14 Mars 2018

Gjykata Speciale ka publikuar listat e avokatëve që do përfaqësojnë të dyshuarit për akuzat përkatëse që do të bëhen nga ky institucion i drejtësisë.

Në mesin e personave që figuron në këtë listë është edhe prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Arthur Traldi, transmeton Indeksonline

Ai në Hagë kishte ‘në duar’ rastin e Ratko Mlladiçit, i cili ishte dënuar për krime lufte sa ishte ushtarak në Bosnje.

Ndryshe, Specialja ka publikuar emrat edhe të 40 juristëve të tjerë.

Me këtë rast, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, përgëzoi të gjithë avokatët që tashmë janë pranuar në Listat e Mbrojtësve.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400