Diplomon piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës (Foto)

20:39 / E premte, 14 Dhjetor 2018

Ushtria e Kosovës tashmë ka edhe pilotin e saj.
Nëntogeri Afrim Zabeli, ka diplomuar si pilot i FSK-së në Akademinë Ushtarake të Turqisë, transmeton Telegrafi.

Zabeli njëherësh është edhe piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur edhe Oficeri i FSK-së, Naim Haziri.

“Ndjenjë e veçantë krenarie në diplomimin e Pilotit të parë të FSK-së, Nëntoger Afrim Zabeli. Sukseset e panumërta të FSK-së dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona tash përfshijnë edhe pilotin e parë. E ardhmja e FSK-së, e ardhmja e Kosovës. Përgëzova pilotin dhe në emër të institucionit tonë shpreha përkushtimin për profesionalizimin e mëtejshëm të FSK-së. Ky fund i vitit 2018 po shënohet me data e ngjarje të papërsëritshme. Urime Kosovë!”, ka shkruar Haziri.

Zabeli nesër do t’i bashkohet festës së madhe me rastin e shndërrimit të FSK-së në Ushtri.
Paraprakisht, Kuvendi i Kosovës nesër pritet t’i votojë tri projektligjet e transformimit të FSK-së, që janë pjesë e pakos ligjore.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400