Diskutojnë për raportin, por nuk e kuptojnë

22:33 / E premte, 20 Prill 2018

 

 

Raporti i progresit është në gjuhën angleze. Shumica e deputetëve nuk e kuptojnë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, u mblodhën të diskutojnë për një raport përmbajtjen e së cilit nuk e kuptojnë.

I shkruar vetëm në gjuhën angleze, ky dokument i Komisioni Evropian, u ka sjellë telashe deputetëve kosovarë.

Madje kjo seancë e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit, u pa e panevojshme nga ata që kanë telashe me gjuhën angleze.

Por hallin për kolegët deputet e ka edhe shefi i grupit të deputetëve të pavarur, Daradan Sejdiu.

E për deputeten e VV’së fajtor për mos përkthim është Ministria e Integrimeve. Nëse LDK, ka pasur probleme me gjuhën angleze, diçka kanë arritur të kuptojnë nga përmbajtja e raportit të Progresit.

Ata që e dinë anglishten kishin se çka të thonë për këtë raport i mbushur me vërejtje për Kosovën

Deputetët e PDK’së edhe pse në pjesëmarrje ishin të paktë, Blerta Deliu duke përfaqësuar fjalën e shefit të deputetëve të Partisë Demokratike, ishte e shqetësuar që kabineti qeverisës nuk ishin prezent.

Kuvendi ka vazhduar diskutimin për orë të tëra rreth dokumentit të Komisionit Evropian cili ka pasur shumë vërejtje për shumë proicese që është dashur t’i kalojë Kosova.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400