Dodik: Bosnja nuk do ta njohë Kosovën

19:28 / E martë, 14 Nëntor 2017

Kryetari i Republikës Serbe, Millorad Dodik, deklaroi sot se Bosnja dhe Hercegovina nuk do të pranojnë Kosovën si shtet, pasi për këtë, sipas tij, nuk ka konsensus.

“Kjo varet nga Republika Serbe dhe nuk ka politikan në Republikën Serbe dhe nga Republika Serbe që do të bënte këtë”, tha Dodik për mediat serbe.

Sipas tij, anëtari i Presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq “moti do të njihte Kosovën, por ai nuk është Bosnjë”.

Dodik theksoi se njohja e Kosovës nënkupton edhe njohjen e Republikës Serbe

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400