Drejtori i Shpend Ahmetit: Flamuri kombëtar do të rikthehet të rrethi më 19 shkurt

19:43 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

 

Brahim Mehmetaj nga radhët e AAK-së, i cili është drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës ka thënë se flamuri kombëtar që u hoq tek rrethi do të rikthehet përsëri më datën 19 shkurt.

Mehmetaj këtë e ka thënë në një debat me qytetarët në llogarinë e tij Facebook.

“Me dt 19.02.2018 kthehet flamuri kombëtar”, i ka thënë një qytetari Mehmetaj, i cili i kishte kërkuar llogari drejtorit për heqjen e flamurit kombëtar, shkruan lajmi.net.

Drejtori i deleguar i Ramush Haradinaj tek Shpend Ahmeti, me datë 2 shkurt e kishte vendosur një flamur të ri së bashku me disa punëtorë të një kompanie kontraktuese të Komunës. Fotografitë e vendosjes së flamurit, Mehmetaj i ka postuar në Facebook ditë më parë.

Ndërkohë, një grup qytetarësh dhe shoqëria civile i kishin kërkuar kryetarit Shpend Ahmeti që të vendosë tek rrethi edhe flamurin shtetëror të Kosovës për nder të 10 vjetorit të pavarësisë. Ahmeti kishte thënë se kjo nuk është kompetencë e Komunës, ani pse ndërrimin e flamurit gjatë gjithë kohës e kanë bërë zyrtarë komunal. Pas këtyre deklaratave, kryeministri Ramush Haradinaj kishte urdhëruar Ministrinë e Administratës Publikë që të vendos flamurin shtetëror në hyrje të Prishtinës. Në natën e së martës, zyrtarët të MAP kanë hequr flamurin kombëtar për ta zëvendësuar më atë shtetëror.

Ndërkohë, drejtori Mehmetaj ka qenë këmbëngulës gjatë gjithë kohës që mos të hiqet flamuri kombëtar tek rrethi.

“Flamuri jonë Kombëtar është në vend të duhur, nëse dikujt ja vranë sytë, le të mos e shikoj. E kuptoj reagimin e dikujt sepse janë mësuar ndoshta duke parë Flamuj të tjerë me tre e më shumë ngjyra dhe ndoshta edhe i kanë për mall, por mos harroni se kurr në këtë jetë askush nuk do të mund ta përdhos, ta ndërroj ose zëvendësoj me asnjë tjeter, cili do qoftë ai me 6 Yllka apo me tre ngjyra etj. Mos harroni se mbi këtë Flamur KUQ e ZI është themeli i Shtetit te Kosovës, me këtë Flamur është fituar kjo Liri”, ka shkruar mes tjerash Mehmetaj në fb me datë 11 shtatorë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400