Duhet edhe një kriter për liberalizimin e vizave

08:22 / E martë, 17 Prill 2018

Sipas burimeve nga ky institucion, vlerësimi është në proces e sipër.

Duke rikujtuar se propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën ishte dhënë qysh në vitin 2016, me kushtin që pas kësaj të përmbusheshin edhe dy kushtet: ratifikimi i Marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi dhe forcimi i regjistrit të rasteve të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel të lartë, burimet nga Komisioni Evropian tash thonë se “ratifikimi i Marrëveshjes ka përmbushur njërin nga kriteret kyç për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe paraqet hap kyç drejt liberalizimit të vizave”.

Pra, Komisioni qartë ka lënë të kuptohet se ende nuk e konsideron të përmbushur kriterin që lidhet me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se për këtë është duke e bërë vlerësimin tani. Ky proces vazhdon dhe kontaktet mes Komisionit Evropian dhe autoriteteve të Kosovës janë në vazhdim e sipër.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400