Dy familje kosovare aksidentohen me një kamion në Austri

19:41 / E hëne, 09 Janar 2017

 

Shtatë shqiptarë të Kosovës janë lënduar lehtë, pasi u përfshinë në një aksident automobilistik në Salzburg të Austrisë.

Dy familje shqiptare, të cilët po shkonin në Perëndim nga Kosova pasi kishin kaluar pushimet, janë përplasur sot me një kamion në një autostradë në Salzburg.

Mediat austriake njoftojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, derisa shtatë persona janë lënduar lehtë, transmeton Insajderi.

Siç shkruan Nachrichten.at, kamioni nga Austria ishte duke ndryshuar shirit në autostradë, çka bëri që dy makinat e shqiptarëve nga Kosova të përplaseshin me njëri-tjetrin.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400