Dy zona të Prishtinës nesër pa ujë të pijshëm

17:34 / E diell, 17 Qershor 2018

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka bërë të ditur për konsumatorët e rrugës ”Fehmi Agani”, konsumatorët e lagjes ”Tophane” dhe zonat e tjera përreth tyre në qytetin e Prishtinës se gjatë ditës së nesërme, 18 qershor 2018 e hënë,duke filluar nga ora 09 – 17 , gjithsej 8 orë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm, transmeton Gazeta InfoPress.

Arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë  janë vazhdimësitë e punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës.

Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së  rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400