A e dini kur është hapur shkolla e parë shqipe në Prishtinë?

21:59 / E mërkure, 13 Qershor 2018

Prishtina për herë të parë e kishte hapur shkollën shqipe në vitin 1908 dhe kishte 250 nxënës. Kjo shkollë ishte në një ndërtesë, që tash pranë saj është komuna e Prishtinës. Ky objekt është privatizuar dhe deri vonë është shfrytëzuar nga disa familje për të jetuar në të.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka dhënë disa detaje për këtë objekt, duke thënë se deri para ca javësh aty jetonin disa familje pa strehë, në rrezikshmëri të lartë nga shembja.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Në Prishtinë shkolla e parë shqipe është hapur në vitin 1908 dhe kishte 250 nxënës. Kjo ndërtesë, që po shihet edhe në fotografi (dhe që ndodhet krejt afër Komunës së Prishtinës), sot është e privatizuar. Për këtë arsye institucionet e kanë pasur të vështirë ndërhyrjen për rehabilitim deri më tani.

Deri para ca javësh aty jetonin disa familje pa strehë, në rrezikshmëri të lartë nga shembja. Komuna e ka siguruar strehimin adekuat për këto familje, kurse dje e kemi shpallur edhe tenderin për stabilizim dhe më pas konservim të ndërtesës. Nëse çdo gjë shkon në rregull me prokurim muajin tjetër fillojnë punimet.

Paralelisht me të do të nisë konservimi edhe i një ndërtese tjetër në Qendrën Historike, dhe kështu të nisim mbarë dhe konkretisht projektin për rehabilitim të trashëgimisë kulturore në Prishtinë në bashkëpunim me CHëB, QRTK dhe IKMM.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400